Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
UniKKatiL
Lajm: Kush është UniKKatili?
UniKKatil: Unikkatili është revolucioni i muzikës rap-shqip.
Lajm: Në tekstet tuaja i kritikoni rëndë këngëtarët e estradës kosovare. Pse?
UniKKatil: Sepse në jetën e përditshme jam kritikues i gjithçkaje që nuk më duket me vend. S’po them se gjithçka që bëj unë është send me vend, sepse çdo njeri i ka gabimet e veta. Por, jam një njeri që nuk hezitoj ta shpreh mendimin kur duhet, pa marrë parasysh për kënd apo për çfarë është fjala.
Lajm: Flitet se jeni rebel edhe në jetën e përditshme. A është e vërtetë?
UniKKatil: Vetë fakti që guxoj të shprehem lirshëm tregon që jam. Nëse fjala rebel nënkupton një njeri që nuk ia ndien për askënd, atëherë jam rebel.
Lajm: Në Kosovë jeni i popullarizuar. Disa thonë se nuk guxoni të ktheheni këtu. Sa është kjo e vërtetë?
UniKKatil: Njerëzit që flasin gjëra të tilla për mua janë pleshta. Kosova nuk është Irani, e unë nuk jam Salman Rushdie. S’kam pse të kam frikë. Mezi pres ta shoh vendlindjen, që nuk e kam parë me vite të tëra.
Lajm: Tekstet e këngëve "Mos shaj mas shpine" e "Jam i smutë" adresojnë kritika të rrepta ndaj estradës. Këto këngë edhe janë bojkotuar nga mediat kosovare...
UniKKatil: Shumica e mediave kosovare nuk dinë ta vlerësojnë muzikën. Në përgjithësi, këngët që konsiderohen më të mirat nga mediat kosovare, janë bërllok, pa kurrfarë vlere, të cilat nuk i dëgjoj edhe po të më japin para. 95 për qind të muzikës që e kom dëgjuar deri sot, është marri ta dëgjojë dikush i huaj. Ia kanë humbur farën e muzikës shqipe. Secili përpiqet të tregohet më “i huaj" se tjetri duke vjedhur muzikë. Vetëm se nuk guxojnë të rrezikojnë e të incizojnë një këngë origjinale, sepse frikësohen se mos nuk po ua pëlqen shqiptaria. Ata vetë e dinë që nuk kanë aftësi, andaj vjedhin. Me këtë dua të them që nuk mërzitem asnjë pikë për censurë të mediave, të cilat nuk kanë kapacitet ta gjykojnë muzikën e vërtetë.
Lajm: Si po kaloni në SHBA?
UniKKatil: Kush dëshiron të marrë vesh më shumë për jetën time, ajo është në albumin “Kanuni i Katilit”, që është në plan të dalë në shitje gjatë vjeshtës.
Lajm: Shumë njerëz dëshirojnë t’ju organizojnë koncerte në Kosovë. Ju refuzoni. Pse?
UniKKatil: Unë dua që koncerti im të jetë shumë mirë i organizuar, që të mbahet mend në historinë e muzikës kosovare. Atëherë kur e shoh “potencialin” e fortë të një organizatori, do të mbaj koncert. Ju premtoj se kjo do të ndodh pas editimit të albumit “Kanuni i Katilit”
Lajm: Keni në plan që të shitni edhe disa albume të tjera. Cilat janë ato?
UniKKatil: Në plan për editim është edhe albumi “The Bloody Alboz vol.2”, si dhe albume të anëtarëve të tjerë të grupit. Se bashku me Jetonin, shokun tim të ngushtë, kemi një ide që të editojmë një album “Mixtape”, të përbërë nga anëtarë të ndryshëm të TBA-së.
Lajm: Po ndonjë videoklip, do ta xhironi?
UniKKatil: E kam në plan të xhiroj videoklipin e njërës prej këngëve më të prekshme që e kom incizuar ndonjëherë. Është kënga e re, e titulluar “Dëshira e përlotun”. Po ashtu, e kam në plan të realizoj edhe një videoklip me grupin më të fortë në botën shqiptare, TBA (Shqipet e Përgjakshme). Nuk e them që jemi më të fortit vetëm se është grupi im, por shkurt e shqip jemi numër 1. Dashuri të gjithë atyre që kanë besuar dhe besojnë në mua.
Etno Engjujt
Kudo ne radio e televizione e perhere e me shpesh ne internet mud te hasesh kenget e 'Etno Engjujt" nje prej grupeve me te sukseshme te ketyre viteve te fundit.Si gjithmone artistet kerkojne me te rene e me origjinalen, e kjo mesa duket eshte arsyeja pse djemte e Etnove, vendosen te krijonin nje kenge te tipit rege, "Shake" e cila eshte edhe nje nder hitet e kesaj pranvere. Ne nuk na u durua dhe me rastin e pare i derguam disa pyetje Genc Prelvukaj njerit prej djemve te Etnove, per te na thene diçka me teper per te gjithe ata qe na lexojne.Atehere..gati?
Ne kengen Shake ju keni dale disi nga stili rrep&hip-hop duke tentuar muziken raggae, dhe per mendimin tim eshte nje nder kenget me te mira te llojit te vet ne shqip.Do te kemi me teper Shake ne albumin e ardhshem?
Genci: Kenga Shake eshte prodhimi me i ri i grupit Etno engjujt dhe momentalisht gjendet ne mesin e kengeve me te degjuara ne ekranet televizive si edhe ne frekuencat e radiove ne te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret. Eshte komplet nje stil tjeter nga kenget e albumit te fundit por edhe te albumeve te kaluara. Me eshte dashur te mendoj per ate se çfare nuk eshte bere ende ne skenen e hip hop-it shqiptar ne pergjithesi dhe pastaj ta bej nje thyerje por njekohesisht te kete edhe sukses ne skene. Koheve te fundit e shoh nje ndryshim te shijes ne publik . Momentalisht pelqehen me shume kenget qe kane dinamike ne stilin " mos me te lane me nejt pa levize " e per kete arsye edhe ne kete kenge kam futur ritem per ti plotesuar nevojat ritmike qe i kerkon publiku dhe veshi i degjuesit . Normalisht se e kemi vleresuar qe eshte shume e mire qe ne nje kenge te tille te fusim dicka qe nuk eshte perdorur tek ne me heret dhe kjo ishte stili i interpretimit xhamaikjan. Po ashtu kengen e kam thyer me nje ngjyre arabe ( Don Arbas ) dhe nje pjese ne anglishte ( 611 ) . Vete suksesi i kenges tregon se kenga ja ka vlejtur angazhimin normal edhe i ka permbushur parashikimet. A sa i perket albumit une si producent i grupit nuk e kam zakon te perdor elementet e njejta por njihemi si grup qe krijojme dicka te re qe nuk e kemi bere me heret . Shake do te jete ne album por albumi do te permbaje krejt dicka tjeter. Nuk e kam zakon qe te krijoj i mvarur nga suksesi i nje kenge paraprake.
Shpesh ne kenget tuaja, gjenden edhe fragment ne gjuhen angleze, do te kemi ndonje version te plote ne anglisht te ndonje prej ketyre kengeve apo ndonje album teresisht ne anglisht?
Ne eshte e vertete qe kemi copeza te kenduara ne gjuhen angleze ne disa kenge mirepo kurre ato nuk i kemi interpretuar vete sepse e cilesojme si nje kundershtim ndaj vetes e emrit nese dalim perkunder emrit Etno me interpretim ne gjuhe te huaj . Thjeshte kur na duhet ndonje pjese ne gjuhe tjeter atehere e ftojme ndonje artist tjeter te merret me ate gjuhe ne kengen e percaktuar. Nuk mendojme per album ne gjuhe te huaj dhe as qe kemi menduar ndonjehere .
Kenga 'Gangsta Fiesta' eshte nje kenge kushtuar gangsterave. Ju vete keni dale ndonjehere kundraligjit apo a ju kane arrestuar?
Gangsta fiesta' eshte nje kenge ku pershkruhet rasti dhe themi qe atmosfera eshte e tille por ka edhe elemente jashte ligjit ne rastin qe pershkruhet . Pasi i takojme gjenerates se pare te hip hopit,jemi ne dijeni me jeten e secilit artist apo grup . Momentalisht nuk ka ne rrethin e grupeve te njohura njerez me jete jashte ligjit . Jane disa grupe amatore qe mundohen te jene " wannabe " mirepo totalisht te panjohura tek publiku . Ka edhe grupe qe trillojne shume neper tekste dhe shkruajne ate qe e shohin neper filma duke e personalizuar ngjarjen mirepo publiku çdo krijim te tyre e korrekton dhe e anashkalon duke i hedhur ne nje kosh mbeturinash . Ne e kemi kaluar ate epidemi por kjo na arsyetohet me faktin qe i takojme nje gjenerate te vjeter mirepo tashti eshte ndryshe , kane ndryshuar gjerat por edhe mentaliteti nder njerez qe jane te lidhur me kete muzike . Une kam qene i arrestuar mirepo jo per ndonje veprimtari " gangsta " kjo i takon periudhes se paraluftes ku arrestimi i njerezve ne Kosove ka qene pune e perditshme dhe normale .
Shihni ndonje rivalitet me grupet e tjera te hip-hopit dhe repit ?
Momentalisht une si rival e shoh vetem vepren origjinale dhe ate grup qe e krijon vepren e tille . Momentalisht ka shume grupe qe nuk e perfillin origjinalitetin se e shohin me te lehte dhe me komerciale punen e " hajnise " per te hyre me shume ne treg . Prej grupeve te vjetra per Ritmin e Rruges kam mendime pozitive mirepo nuk e shoh si
rival se krijojme ne dy stile te ndryshme . Poashtu e chmoj Don Arbas , Mad Lion , Verioret , Down Town , Night tracks etj . Ka edhe shume qe i çmoj si punetore e artiste mirepo nuk i shoh si rival . Mirepo as qe kam menduar vitet efundit per ate se kush eshte rival i imi apo cili eshte aj . Suksesi i grupeve tjera me ka motivuar dhe asesi nuk me ka rene ne koke si rrezikim i pozites se Etno engjujve .
Era Corrupted
1)diqka per biografin tuaj nese keni mundesi?
Une kom lind n'tiranë te lagja 2...aty jam rrit deri n12 vjec..nga viti 1999 edha nlonder per tpar....qysh ather shkoll jom kon me slitten...edhe ashtu kemi fillu muziken bashk...sa per tani...vazhdoj shkollen per muzik..edhe vazhdoj muziken e e-cs
2)kur keni filluar te merreni me rap dmth nga cili vit?
Nga viti 2003-04
3)si ishte fillimi per ju?
Fillimi ishte aventur...deshira lindi nga muzika hip hop e ardhur nga america si eminemi... me shum duke par arritjen e tij si nje repper i bardh...ndofta kjo na dha ne me shum influence duke digjuar zerin e nje te bardhi si puna jon qe i shkon repi...se normal
bollkemnigju zezak zonin e kan perfekt per rep...po mbas ksaj kohe..lindi edhe deshira per tbo vet muzik...duke mar influence nga dr.dre aty fillova un duke kompozu!
4)nga erdhi emri ERA CORRUPCTED? dhe qka simbolizon ai për ju?
Emri u krijua nga slitta ishim bashk duke diskutuar per nje emer qe te ishta prap e-c shkurt kuptimi i emrin do te thot koha e korruptuar... normal qe kjo osht reale... e gjith bota osht e korruptuar..sidomos tani shekulli 21...edhe nga atdheu jon osht i mush nkorrupcjon..ndofta kjo na dha arsyje me teper per te mbajtur kte emer...te ti tregojm shqiptarve ku jemi edhe si po jetojm aktualisht...korrupsjoni duhet te zhduket nese dum perparim
5)qfar jeni duke punuar momentalisht mendoj ndonje keng apo album
OG 043
1) Na tregoni diqka per biografine tuaj?
Une kom lind ne rrit ne tirone, ne shkurt 84 ne moshen 18 vjecare erdha ne amerike ku ndodhem prej 4 vjetesh
2) Qfare ju shtyu qe te merreni me Hip-Hop? Cila eshte arsyja e kesaj zgjedhje?
Po une e pash qe isha i shkathet nga goja me lojna fjlesh dhe e kisha shume qef rrepin kshu qe mendova qe te filloja tu merrja me rrep dhe duke e pare qe rrepi shqip po rritej gjithashtu
3) Pse OG 043?
Og eshte emri im Olger dhe 043 eshte prefiksi i Tirones
4) Kur keni filluar te merreni me Hip-Hop, nga cili vit?
Qe ne vitin 2003.
5) Kanga e pare cila ka qene?
JEMI NE!
6) Si ishte fillimi per ju?
PO UNE NE ATE KOHE Para se te filloja nigjoja shume rrep amerikon si eminem dhe 2pac konget mas vdekjes dhe grupin sqip 2 die4
7) Qfare kerkoni te shprehni me kete muzik, ose ma sakte cili eshte qellimi qe ju i keni vendosur vetes ne ket fushë?
Ne rradh nuk e boj per pare, por vetem du me i tregu shptareve se kush OG 043 dhe munohem ta shpreh jeten time ne vargje
8) Kush merret me shkrimin e texteve, edhe me kompozimin e muzikes!
Une vete i shkruj te gjitha dhe muzika nga presioni dhe rebeli, kjo e teksteve ishte plus per mu ne TBA'se kom shume ide per tema temen per kongen, sjam me vetem, une e bona me jepet shume.
9) A keni mundesi nje freestyle - stil i ri?
hei tuni paret, hei shkuni xhepat , te kan zone si puna peshkut nuk ke nga me shku te kan kapur grepat,,, ty mo ste leshojn kjo eshte pune me rrezik ka mundesi qe kafshet e egra me dhom te kafshojn ,,, me te rrjep ata kerkojn,,, ne maximum,,,, ky eshte piksynimi tyre me komngul deri ne fun,,,, se kjo eshte luft per egzistenc ,,, kjo nuk ka nei shkenc,,, qe mos ta moresh vesh ,,, vetem po spate hall belan do et gjesh,, per ma arrit qe te boesh dikushi,,,, hajt hajt tunu nga ty nei shkedhat xhepat do ti mushi,,,, this is bull shit,,, etj
10) A keni bashkpunime me ndonje reper, dhe me cilet ma saktsisht?!
Presioni, rebeli, hudra, drew pistols dhe ledi vokshi nji femer, dhe kom bo 2 kong per tba new cd me gem belushin , jetonin, fat, luck
11) Pritet naj album apo video-klip nga ju?
Albumi del se shpejti me titull KTU APO ATJE, dhe sa per vidioklipe kam nxjerr 2 deri tani.
12) Cilin artist ose artista do ti veqonit nga Rap-i shqiptare, cilet ju duket qe po sjellin diqka te re per Rapin ton?!
Padyshim rebeli , presioni
13) A jeni n'vertet n'TBA apo jo?
Po them se po, se me konget qe do me futen cd e re dhe bashkpunimet bendoj qe po.
14) A keni mundesi me naj tregu najsen rreth videos "Cubat" ?! - Kur do te publikohet?
Po kom nji ftes nga rebeli per me more pjes ne video, do te jen te gjith TBA atje nuk e di me saktesi.
15) Qka mendoni per Rap-Shqip.com? Nje mesazh per fund?
Jom nigju shume per te, dhe une e kom frekuentur disa here dhe menoj qe eshte nji web qe jep matrial dhe eshte i kompletum per rrepin shqiptare. dhe e falenderoj qe me dha mundesin e ksaj interviste
CyaNide
1)diqka per biografin tende nese keni mundesi?
i lindun ne Gjakove, 23/06/85. Kom jetu ne ket qytet deri mas lufte, mandej kom imigru ne New York.
2)kur keni filluar te merreni me rap dmth nga cili vit?
kom shkru tekste qysh se ne shkollen fillore, ama skom inqizu deri ne vitin '99...
3)si ishte fillimi per ju?
Fillimi ka qen shum vshtir, se kur te jesh ni tip si un, kejt ki qef mi bo vet, tekstet nermal mi shkru, muziken mi bo e mi inqizu edhe mmontazhin, ama une i falenderona shoqnis qe jom shoqnu se e kan pasionin e njejt, (Rrepin), edhe mkan dal ndim, si me Beats, si me Inqizim...i kemi ndihmu njoni tjetrit e at sen sjau harroj.
4)pse CyNide?qka dmth emri?
CyaNide osht helm vdekjeprus. Osht perdorur nga vrasesi (serial killer) Ice Man ne vitet e me hershme. CyaNide osht helm qe ne at koh ka pas mundsin te zhduket pi viktimes, dhe Forensics skan mujt kurr me diktu shkakun e vdekjes. Ky emen mu ka propozu nga UniKKatil, kemi qen tu bisedu ni dit, edhe ishim tu bo muhabet per vrasjet e Ice Man, edhe ai ma propozi, edhe une tu e konsideru stilin tem, thom qe ky emen e m'bjen tamon . Sbesoj qe kish me pas emen tjeter qe kish dhan definicion ma te mir per mu ne lojen e rrepit.
5)qfar jeni duke punuar momentalisht mendoj ndonje keng apo album?
Momentalisht e kam perfunduar albumin e par solo, albumi thirret Ngjarje e Vertet. Kam filluar te inqizoj kang per albumin e dyt. po ashtu jom tu punu me dy dostat e mi , N.a.G edhe B52 ne albumin e par te Alboholics.
6)a jeni te kenaqur me punen qe keni bere deri me tani?
nermal qe jom i knaqun me punen qe kom bo deri sot, ama un jam gjeth i unt per ma shum, sa tkom oksigjen ne mushkni muna me te kallxu qe ky osht vetem fillimi, une ala se kom grith siperfaqen.
7)me kend e keni bashkpunimin me te mirë mendoj nga repperat shqiptar?
niher per niher me ata qe i njoh. N.a.G, B52, nermal Presioni, Unikkatil, edhe shumicen e Shipeve te Pregjakshme, se ka shum te ri ne at grup qe nuk i njoh. ka edhe rrepera tjer ne Kosov qe si kom punt keq, ama edhe mir smuna me than qe i kom, se nuk i njoh personalisht ...
8)cili eshte idoli juaj shqiptar? dhe i huaj? nese keni!
jo per najsen, po nuk idollizoj shiptar, per muzike kom fjalen.. e sa per te huaj, un me fol ka del zemra, jom rrit tu e ngu 2Pac, LL Cool J, Kool
G Rap, West Side Conection, e tjer....edhe nermal vitet e fundit Eminemin.
9)si ndiheni kur kendoni?
une muna me than qe me kendu, sidomos live diku, osht i vetmi sen qe i afrohet SEXIT.. qaq mir e ni veten .
10)nje freestyle(Stil i lirë) a keni mundesi?
jom von kshtu ashtu .. haha.. naj her tjeter
11) dhe nje mesazh per fund?
ni mesazh e kom per rreperat, sidomos per adhurust, qe menojn e thojn qe CyaNide i shan kejt rreperat, po ju kallxon tash CyaNide ne fjal te ti, qe JO sosht e vertet , ka shum rrepera qe kom rrespekt per ta, po rrepi osht konkurenc, pa marr parasysh sa vjet ki rrepovat, nese ski kallxu talent deri tash ska qa tvjen inati qe kejt te rit e kan marr ne dor. Une deren qel e kom per kejt ata qe kan rrespekt per mu, e per ata tjert, ju kisha than LShnoniiiiiiiiiiiiii Rrugggggg!!
?
Tani per tani kemi disa keng te pa perfunduara... disa me rebelin qe ala sjan mari..njona osht me cynide...edhe do tjera featurin sikoz by heart..me shum nga festat e fund vitin kemi pasur nje pushim..po kto keng do te mbarohen normall...edhe sa me shpejt do dalin neper
6)a jeni te kenaqur me punen qe keni bere deri me tani?
shum te knaqur!
7)me kend e keni bashkpunimin me te mirë mendoj nga repperat shqiptar?
Me mir punojm me Sikoz by Heart, dhe familije
8)cili eshte idoli juaj shqiptar? dhe i huaj? nese keni!
Me fal skam idol!
9)si ndiheni kur kendoni?
sikur hjeki diqka n'zemer qe du me thon, me mir e qes n'kong!
10)nje freestyle(Stil i lirë) a keni mundesi?
S'jom disponim momentalisht! 
11) dhe nje mesazh per fund?
Mesazhi qe du tju jap njerzve..osht qe maje men gjithmon...bota rrotullohet...sot je ti ne nje pozicjon edhe neser nuk je mo...zoti me i dot jep me i dor mer...edhe e fundit....qendroi besnik shoqnis tonde.
|
|
|
|
|
|
|
Heute waren schon 1 visitors (1 hits) hier! |
|
|
|
|
|
|
|